Në Tivar më 1 prill 1945 u vranë e u masakruan 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër del se ky numër mund të jetë shumë më i madh dhe mund të shkojë deri në 4300.
Për të rikujtuar këtë date të dhimbshme në mënyrë që të mos harrohet SHB “Rumia” nga Ulqini , dje, që përkon me një nga disa ditët e tragjedisë së madhe të para 74 viteve organizoi rrugëtimin të emërtuar “Rrugës së të mbietuarëve të Masakrës së Tivarit”, shkruan Ulqini Online.
Në këtë organizim morën pjesë mbi 60 bjeshkatarë nga Ulqini, Kraja, Ana e Malit. Nga Kosova në mënyrë të organizuar kishte ardhur shoqatat e bjeshkatarëve, ‘’Shkëmbi’’.
Sipas planit të përpiluar më pare së pari u vizitua famkeqi Monopoli i duahanit në Tivar ku mendohet se janë vrarë pjesa më e madhe shqiptarëve nga Kosova. Të gjithë bjeshaktarët bënë homazh dhe vendosen lule ne perkujtim te viktimave te pafajshme jashta objektit të rrethuar, në pamundësi që të hyhet brenda. Poashtu u mbajt edhe një minutë heshtje për të gjithë vitimat e kësaj masakre, ndër më të mëdhat për shqiptarët.
Rrugëtimi i bjeshkatarëve vijoi me ecjen nga Tivar i vjetër deri në Krajë. Edhe pse rruga ishte mjaft e gjatë, 14km, më kohë të ligë ajo as që u ndie fare nga bjeshkatarët të cilët e përballuan me sukses këtë ecje.
Pas mbërritjes në Ljarë të Krajës, organizatoret shtruan drekë për të gjithë pjesmarrësit.