Nga Asdren Çelaj, nënkryetar i LDSH-së.
Bashkimi i faktorit politik shqiptar në Malësi dha një mesazh të madh, dha një mësim të mirë për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi dhe më gjerë.
Kishte vite e dekada të tëra që populli shqiptar priste një bashkim të tillë, duke qenë të bindur se vetëm unik mund të arrijmë fitore, duke qenë të bindur se vetëm unik mund të arrijmë atë çfarë duam të gjithë ne si shqiptarë.
Më në fund ëndrra u bë realitet; bashkimi ndodhi e fitorja ishte e dukshme por edhe e pashmangshme qysh në ditët e para të marrëveshjes.
Duhet vlerësuar lartë kontributin e diasporës malësore, kontribut i jashtëzakonshëm dhe vendimtar, poashtu kontributin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
Se ky bashkim nuk ishte i mirëpritur nga shumëkush, u vërejt mënjeherë. Fillimisht nga pakënaqësia e liderit të PDS-së Milo Gjukanoviq, për të vazhduar pas zgjedhjeve ku festa jonë me flamuj kombëtar ishte pengesë për ish-pushtetarët.
Më tepër se festa me flamuj kombëtarë, iu pengoi disfata e thellë të cilën e pësuan atë ditë të 3 Marsit.
Në këtë bashkim vlen të theksohet mungesa e protagonizmit nga liderët e të tri subjekteve, po ashtu edhe nga akterët tjerë që kontribuan në unitet e që është rast tejet i veçantë dhe i mirëpritur në skenën tonë politike.
Kësaj here Malësia na dha një shembull fantastik se si arrihet suksesi, sesi duhet të jemi bashkë për realizimin e të drejtave tona por edhe për arritjen e synimeve tona shekullore.
Më në fund keq-qeverisja shumë vjeçare e PDS-së fitoj atë që meritonte, mori goditjen e madhe nga malësorët të cilët këtë herë zgjodhën opsionin më të mirë dhe i kthyen Malësisë dinjitetin.
Unifikimi i faktorit politik shqiptar në Mal të Zi duhet të vazhdojë ç’do ditë në mënyrë që zëri ynë të dëgjohet anë e mbanë.
#BashkojmëKokat
#PastajTokat