NgaQani Osmani
Ngjarja që ndodhi disa ditë më parë në qytetin Kristçërç të Zelandës së Re, ishte realisht e frikshme dhe e trishtë, kur 28- vjeçari nga Australia, Brendon Tarrant, një terrorist i lëvizjes së supremacistëve të bardhë, i përgaditur me një infastruktur të madhe armësh zjarri, ashtu si në një videolojë në playstation, hyri në një Xhami dhe ekzekutoi dhjetra besimtarë.
Ky terrorist zgjodhi të ndërmarë aktin mëkabër pikërishtë ditën e premte, një ditë të shentë për besimtarët mysliman, në një vend ku ndodheshin bashkë burra, gra dhe fëmijë, që kryenin lutjet e javës, i kërkonin falje Zotit për mëkatet e tyre, dhe lypnin mirësi nga Krijuesi i Gjithësisë. Dhe pikërisht në ate moment solemn, në jetën shpirtërore të një besimtari mysliman, goditi dora gjakftohtë e pabesisë, duke marrë jetën e mbi 50 besimtarëve, dhe plagosur rëndë dhjetra të tjerë. Për fat të keq, ngjarje të tilla i kemi parë shpesh vitet e fundit, dhe ku janë përfshirë gjithnjë e më shpesh besimtarët myslimanë.
Në këtë rast duhet theksuar se tejet dramatike kanë qenë edhe sulmet e tjera terroriste, , ku janë përfshirë besimtarë të feve të tjera. Janë ende të pashlyeshme në kujtesën e njerëzve, ngjarjet e Londrës, Parizit, Nicës, Barcelonës, Torontos, Berlinit, Ankaras apo Stokholmit. Por sulmi i 15 marsit në Zelandën e Re , ishte i frikshëm edhe për disa elemente shtesë që autori i masakrës pretendon se e motivuan për të kryer aktin e tmershëm.
Këto akte terroriste janë prodhim i polarizimit të skajshëm nëpër të cilën kalon bota sot. Ky polarizim nuk është asgjë e re, ekstreme të kundërta janë përplasur duke prodhuar dhunë pasoja të jashtëzanshme të cilat në fund kanë kushtuar jetë të pafajshme njerëzish, të cilët pa vullnetin e tyre janë përdorur mish për top. Dhe në fakt, ato njerëz të cilët kanë refuzuar të marrin anë, ata të cilët kanë kërkuar të qëndrojnë jashtë ekstremeve kanë qenë viktimat të cilët kanë paguar më shtrenjtë marrëzit e tyre.
Bota sot përballet kryesisht me dy ekstreme të kundërta, të cilat në mënyrë pothuajse të përkryer ushqejnë njera tjetrën. Kështu, në njerën anë dominon “ ekstremi i djathtë” i cili në thelb ushqen antisemitizëm, etno-nacionalizëm, urrejtjen ndaj emigrantëve dhe urrejtjen ndaj islamit. Në anën tjetër janë ekstremistët “fundamentalist fetar” që përdorin dogmën e islamit dhe në thelb predikojnë një shoqëri të mbyllur, thellësisht konservatore dhe përjashtuese për çdo lloj forme tjetër të organizimit shoqëror, përfshirë këtu edhe shoqëritë demokratike. Që të dy palët është fakt se nuk e kursejnë dhunën për të instaluar botëkuptimin e tyre mbi shoqëritë ku veprojnë ndërsa faturën e paguajnë fëmijë, gra, pleq e qytetarët të pafajshëm.
Terroristi në fjalë, një ekstremist i djathtë planifikoi në përsosmëri aktin e tijë dhe la përshtypjen se qëllimi i tijë kryesor, ashtu si në të gjitha aktet terroriste, nuk kanë qenë viktimat. Ai është kujdesur që kjo tragjedi makabre të nxis dhe thelloj edhe më tepër ndarjet dhe urrejtjen mes ekstremeve dhe idealishtë të rekrutoj për të dyja palët më tepër mbështetës.
Për qëllimin e vet, terroristi tregon në manifeston e tij të publikuar para aktit, ai ka përmbledhur të gjitha mendimet e tija raciste, anti-islamiste dhe kundër emigrantëve. Kjo është një taktikë e njohur e terroristëve të cilët përmes tragjedisë së jetëve të humbura duan ti japin jehonë mesazheve dhe ideologjisë së tyre. E që rrjedhimisht prodhon narrativ për të dy ekstremet dhe nxit debatin “Ne-kundër-atyre”, taktikë propagandistike që përdoret kryesisht nga grupet radikale.
Lajmi i keq është informatë më e mirë dhe për rrjedhojë kjo prodhon publicitet më të mirë, diçka për të cilën vuajnë grupet radikale siç ishte publikimi i videos makabre. Ashtu si ekzekutimet e ISIS-it, edhe kjo video duhet në njërën anë të inkuruaroj dhe të nxis “mburje” dhe të ris “moralin”, ndërsa nga ana tjetër të nxis urejtje dhe vullnetin apo dëshirën për hakmarrje, e cila nëse ndodh eventualisht, i shërben spirales së dhunës së vazhdueshme, por më së shumti i shërben arsyetimit të saj, pra arsyetimit të përdorimit të forcës dhe dhunës.
Për terroristët nuk është e panjohur përdorimi i emrave nga periudha dhe vende të ndryshme. Pra, nuk është e panjohur përdorimi i figurave të ndryshme historike për të simbolizuar ideologjinë dhe për frymëzuar ndjekës të rinj. Kështu figura e Hitlerit, Musolinit e të tjerë të ngjajshëm janë nxitës, frymëzues dhe rekrutues për radikalët neo-nazist, ndërsa grupe të ndryshme përdorin figura të ndryshme për të simbolizuar ideologjinë e tyre. Kësaj radhe, terroristi në fjalë që kreu aktin ishte kujdesur që të përfshijë sa më shumë emra, për të nxitur dhe më tepër ndarjet. Siç duket, ai ka analizuar me kujdes ideologjitë ekstremiste edhe në Ballkan.
Pra, terroristi i supremacistëve të bardhë, përdori si bazë të “manifestit” të tij ekstremist, historinë e urrejtjes së egër dhe nacionalizmit të verbër në Ballkan dhe Evropë, që ka shkaktuar në të kaluarën aq shumë drama njerëzore. Ky terroristë rrugës për në xhami , po dëgjonte në makinë një këngë nacionaliste sërbe kushtuar kriminelit të serbeve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, njeriu i dënuar nga gjygji Hagut si përgjegjësi kryesor për organizimin e masakrës së Srebrenicës në korrikun e vitit 1995, ku u vranë mbi 8 mijë burra dhe të rinj mysliman të Bosnjës. Në këtë rast duhe theksuar se të njejtat këngë nacionaliste, shoqëronin Tigrat e Arkanit gjatë masakrave në Bosnjë dhe në Kosovë.
Por për na shqiptarët edhe më e rëndë ishte njollosja e imazhit të heroit tonë kombëtar Skënderbeut, emrin e të cilit terroristi Australian e kishte shkruar në njërën nga armët me të cilat kreu krimin e tmershëm. Dhe jo rastësisht kjo koeçidon me narrativin e ekstremistëve të dhunshëm fetar islamist, mbështetës të ISIS-it, të cilët e përdorin përbaltjen e figurës së tij, dhe në shumë raste edhe të Nënë Terezës, për të përçarë shqiptarët dhe për të avancuar agjendën e tyre në Ballkan. Të gjitha këto janë transmetuar në mediat shqiptare, thjeshtë si element ekzotikë, pa u shoqëruar me ndonjë reagim të fortë distancues. Për ma tepër, në dallim nga ngjarjet e mëparshme të ngjajshme, pra munguan mesazhet e ngushëllimit dhe solidarizimit nga ana e zyrtarëve të shteteve shqiptare.
Terrorizmi nuk ka ngjyrë , fe dhe as kombësi, dhe heshtja e autoriteteve shqiptare ndaj kësaj masakre është një neglizhim i pavend, aq ma tepër kur për këtë ngjarje reaguan shumë shpejtë të gjithë udhëheqësit kryesor të botës Donald Trump, liderët e BE, Papa Françesku, presidenti turk Erdogan dhe drejtues e tjerë të botës myslimane. Kombi shqiptar mburret me të drejtë me tolerancën dhe bashkëjetesën fetare. Ai mburret edhe me të shkuarën e tij, që nuk mund të lejohet kurrsesi të njëlloset nga ekstremistët e dhunshëm me karakter lindor apo perendimor.
Përfundimisht mund të themi se terroristët nuk vuajnë për humbjen e jetëve të njerëzve të pa fajshëm, për më tepër, jetët e humbura janë ushqim për ideologjinë e tyre. Ne duhet të dënojmë ashpër çdo lloj dhune në emër të një ideologjie, qoftë ajo fetare, etno-nacionaliste, politike. Në mbyllje, lutja ime shkon për ata besimtar që humbën jetën, për familjarët e tyre, dhe për gjithë ata që kanë një sensibilizim të sinqert mbi aktin barbar që ndodhi disa ditë më parë në Kristçërç të Zelandës së Re.