Mediat malazeze por edhe subjektet politike në Mal të Zi janë marrë dhe po merren më të madhe me festën e shqiptarëve mbrëmjën e zgjedhjes pas rezultatin shumë të mirë të koalicionit shqiptar zgjedhjeve lokale të  3 marsit që u mbajtën në Tuz.

Për festën e së dieles në Tuz nga DPS-i thonë se kjo nuk është pamje e shtetit të Malit të Zi si shtet i të gjithë qytetarëve. Nga ana tjetër, Demokratët dhe URAs akuzojnë DPS-in se qendron pas gjithë kësaj.

Ministri shqiptar në qeverinë e Malit të Zi Mehmet Zenka, në një intervistë për rtcg deklaron se nuk kishte asgjë ofenduese për të tjeret.
“Flamuri shqiptar është një gjë normale për partitë shqiptare, sepse në fund të fundit ne jemi shqiptarë. Çfarë prisni ju, cilin flamur të përdorim?” pyet ministri Zenka, shkruan Ulqini Online

Ai nuk sheh asgjë të diskutueshme edhe për brohoritjet për UÇK-në. Asgjë kundër Malit të Zi nuk ka pasur në ato festime, shtoi ai.
“Thjesht, vlera shqiptare u përlëvduan, asgjë më shumë.Ishte një natë e fitores dhe pak eufori kishte, por absolutisht asgjë nuk kishte që fyente dikë apo vlerat e të tjerëve,” tha Zenka.

Mediat në Mal të Zi dhe në Serbi gatë këtyre dy ditëve në fokus kishin festën e shqiptarëve pas suksesit në zgjedhjet e Tuzit.

By admini