PrtSc in4s youtube

Lideri dhe deputeti i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ishte i ftuan për një intervistë në portalin in4s kohë më parë. Por ajo që ngriti peshë opinion, sidomos shqiptar, kishte të bënte me deklaratën e tij se nëna dhe baba të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ishin serbë.

Jehona e kësaj deklarate tashmë është bërë lajm i ditës jo vetëm në mediat në Mal të Zi por edhe ata në Shqipëri dhe Kosovë.

Në lidhje me këtë deklaratë ditën e enjte është deklaruar edhe vet Abazoviq duke thënë se ai në mënyrë ironike i është përgjitgjur gazetarit por edhe duke kërkuar falje për gjithë këtë.

Por numri i madh i komentuesve në faqën personale të z. Abazoviq nuk ndanin të njëjtin mendim me te.

Më poshtë keni reagimin e z. Abazoviq por edhe të një numri të madh të komentuesve.

Reagimi i Abazoviqit

Të nderuar,

Që kur filloi çështje e “zarfit” dhe demaskimi i të gjitha çështjeve që jam duke folur me vite, qeveria ka filluar me fushatën brutale kundër meje. Pse? Sepse unë jam i vetmi politikan nga radhët e pakicave nacionale që vazhdimisht luftoj kundër tyre, i shkatërroj konceptet e tyre ndaj pakicave nacionale që i mbajnë si peng dhe garant të politikave të tyre të dështuara dhe të korruptuara, dhe sepse kam kontakte shumë të mira ndërkombëtare.

Është tejet transparente dhe po aq qesharake, por shoh njerëz që vazhdojnë të besojnë. Të njëjtën ditë në mëngjes isha i lidhur me nacionalistët nga DF-i, gjoja se kemi përgaditur një marrëveshje, e cila nuk është absolutisht e saktë, dhe pastaj në mbrëmje filluan me një goditje tjetër.

Përpjekja e fundit ka ndodhur përmes emisonit ku u pyeta për ngritjen e përmendores së Skënderbeut në Ulqin (të cilen e mbështes fuqishëm), ku në mënyrë tejet ironike, satirike, me humor kam konfirmuar gazetarin në deklaratën e pasaktë në lidhje me babain e herojit, duke u përpjekur që ta përqeshë udhëheqësin e emisionit që insistonte drejtë temave nacionaliste që kishin për fokus ndarjen.

Të gjithë atyre që nuk e kuptuan humorin tim, JU KËRKOJ FALJE. Fare është e qartë se babai i Skënderbeut ishte shqiptar dhe se ai është prindi i djalit më të ngrritur në historinë e popullit shqiptar! Pra, Skederbeu cilsohet si babai i kombit tonë.

Nga ana tjetër unë jam i befasuar nga ata që pretendojnë se e dinë historinë e kombit shqipëtar më mirë, nuk e spjegojnë se si është e mundur që prej popullit që ka dhanë aq shumë viktima, rriten njerëz të cilët janë të gatshëm që për interesa te imëta shesin nderin dhe dinjitetin e vet.

Dhe gjëresa të rinjtë shqiptarë (dhe qytetarë të tjerë) i mbushin çantat e tyre dhe ikin për Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore, duke lënë vendlindjen e tyre, shumica e atyre që kritikojnë tani kritikojnë dhe mbështesin fushatën kundër meje (me përjashtim të disave), si kurrë më parë në mënyrë të vendosur mbështesin regjimin kriminal!

Pra, shpresoj që ky paradoks është i lehtë për t’u kuptuar. Megjithatë, as njohuria, as dinjiteti nuk është cilësi e çdo qenieje njerëzore!

Disa nga komentetet.

Driton T Salaj Sa per info nana e Skenderbeut ka qen shqiptare e fes ortodokse e jo sllovene ( serbe ) si prevon me ja mvesh kjo historia qe detyromisht e kena msu un e ti e shum tjer. E ke emrin Dritan e ja Svetlan e me gjith respektin per diturin tane ,elementaren e historis tande duhesh mi dit.

Arton Gojçaj Tash asht humor apo sesht humor na kta nuk e dim.I gja e dim qe e kem pa me za e figur se ti ata e ke than siç e kem pa me za e figur qe edhe knezheviqi ja ka dhan paret stijepoviqit.Pra aty ska gja qe mund thuhet se eshte shpifje as genjeshter.Shpifje eshte kur dikush shpif per ty,e derisa ti shifet se si thua e si pergjigjesh ata nuk mund quhet shpifje!

Butrim Gjonbalaj Skenderbeu ne dokumentat zyrtare qe ka firmorsur vet ai, shenon ne gjuhen Latin thot: “Dominus Albaniae” qe do te thot Mbizot I Arberis, dhe vetem ket titul ka pranuar gjat jetes te ti, keshtu qe qellimi yt per te ber Skenderbeun “internacjonale” dhe diqka jo-Shqiptare esht e kot. Skenderbeu ka qen Shqiptar dhe ka luftuar per Shqiptar dhe Arberin, pasardhsit e Skenderbeut gjinden ne Itali mes Arbereshve, dhe edhe mas 500 vjet izolim nga Shqiptaret te Balkanit, Kastriotet akoma flasin Shqip dhe i thojn vetit Shqiptare, keshtu qe Skenderbeu i perket vetem Shqiptarve, dhe jo “popullit te Malit Zi” Si pretendon ti, duart larg nga trojet tona, duart larg nga historija jone, Shqipfols. dhe sa per nanen e Skenderbeut, ka qen nga vendi me emrin polog, ne Maqedonin e sodit, qe gjidet mes Tetoves dhe Gostivarit, dhe taman ne at vend gjindet Reka e Eperme, qe ka popullat Ortodokse Shqiptar akoma, cilin ka qen vendlindjen e patriotit te madh (dhe me fe ka qen Ortodoks) Josif Bager, dhe vendlindjen e shkrimtarit te madh Migjeni.

Iliri Ilir Nuk ke dal ne kafe me ba muhabet me husha e harusha, se vetem aty mundesh me i ba ato lojna e ironi siç po hiqesh, por je para kameres dhe gazetarit, ku pergjigjet per tema te tilla shume te ndieshme kombetare, duhet te tregohet seriozitet maksimal. Je nis demek me kerku falje, e kercen prej temes ne tem si pula pa kry, duke mos qen serioz as ne kyt rast. Deshtim total!!!

By admini