Partitë politike shqiptare në Tuz, ASH, LDSH dhe UDSH, duke  u pajtuar që të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet lokale të datës 3 mars , kanë bërë veprimin e duhur.   Ishte veprim i denjë për respekt e për tu përshëndetur për faktin kryesor se   është  pikërisht  formalizim i vullnetit të qytetarëve dhe elektoratit të tyre në  Malësi, kështu thuhet në një kumtesë për opinion të Skender Durmishit, Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi .   

Koalicioni ishte lajm i mirë, i mirëpritur dhe i shumëpritur nga ana e tyre. Kjo është vërejtur edhe nga urimet e shumta  në adresën e tyre. Me këtë veprim u demostrua pjekuria politike e këtyre subjekteve politike, përcaktimi  që të koncentrohen të gjitha  energjitë  në një pikë të përbashkët që është maksimizimi i potencialit të votës dhe vullnetit elektoral.

Koalicioni  nuk është qëllim por mjet, është hap dhe veprim në procesin e realizmit të qëllimit madhor që është  qeverisja e mirë e komunës, si parakusht  për  zhvillim, shfrytezimin racional te potencialeve, për ndërtimin e jetës më të mirë e  prosperuese   të votuesëve të tyre dhe  të gjithë banorëve të  Tuzit dhe Malësisë.    

 Duke vepruar përtej interesave fragmentare e parciale, liderët që nënshkruan këtë  marrëveshje dëshmuan pjekuri e përgjegjësi të lartë e cila  do të shpërblehet me besimin e qytetarëve.  

Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës ju përcjell  urimet më të sinqerta dhe përgëzime për veprimin e duhur në kohën e duhur. Suksese.

Me konsiderata të veçanta,

By admini