Punëtoret që punojnë në Komunës e Ulqinit ose ndoshta një pjesë e tyre duket se përtojnë të ecin 20m më shumë për të kaluar rrugën kryesore para objektit të Komunës së Ulqinit.
Siç duket nga punimet që kanë filluar mëngjesin e së shtunës, para komunës do të vizatohet në të dyja anet zebra dhe në pjesën e paraparë për lule do të shtrohet me pllakë në mënyrë që të kalohet rruga nga këmbësorët. Ky vendkalim i rrugës kryesore përdoret më së shumti nga punonjësit e Komunës së Ulqinit.
Është pak absurde të bëhet një vendkalim i rrugës në këtë pjesë duke e ditur se vendkalimi për këmbësor është hiç me shumë se 20m tutje, tek rethrrotullimi kryesor.