Katërkolla, Ana e Malit

Rasti tragjik i ditës së enjte në Katërkollë të Anës së Malit ku për pasojë të një aksident të rëndë komunikacioni humbur jetën i riu Hekuran Draga (23 vjeç) nga Sukubina ka tronditur opinionin e kësaj zonë por edhe me gjërë.

Në lidhje me këtë Partia Demokratike njofton se aktivitetin e saj të fundvitit e anulon.

Të nderuar anëtarë, simpatizantë, bashkëpunëtorë, qytetarë. 
Ju njoftojmë se për shkak të rastit tragjik, me ç’rast ka humbur jetën riu unë nga Sukubina, Partia Demokratike nuk do të mbajë koktejin e fundvitit që ka qenë i planifikuar të shtunën në restorantin “Lamiga”.
Familjes Draga i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe ndajmë me ta dhimbjen në këto momente të vështira që kanë pikëlluar të gjithë qytetarët e Komunës së Ulqinit dhe më gjerë, kështu thuhet në njoftimin e kësaj partie të nënshkruar nga kryetari i saj Fatmir Gjeka.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 14.

By admini