Podgorica

Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave në faqen e vet ka shpallur vendimin për ndarjen e mjeteve financiare organizatave joqeveritare nga fusha e zhvillimit dhe avancimit të të drejtave të popujve pakicë.

Shuma e përgjithshme që ka ndarë Ministria për të drejtat e njëriut dhe pakicave përmes konkursit të saj të shpallur në maj të këtij viti është 161 453,83€.

Në këtë konkurs me projektet e tyre kanë konkuruar edhe mjaft shoqata nga Ulqini dhe disa nga to kanë pasur sukses dhe janë në listët fituese të konkursit.

Kështu shoqatat nga qyteti kanë arritur të fitojnë përkrahje financiare gjithsej prej 52 302 euro. Shoqatat që kanë fituar përkrahje inanciare nga Ministria për të drejtat e njeriut dhe pakicave janë si më poshtë:

Shoqata                               Vlera
OJQ ”Ad hoc” – Ulqin 14.605 euro
OJQ  ”Qendra regjionale për art, kulturë dhe media ELITA PLUS” – Ulqin 12.350,00 euro
OJQ ”Pelikan” 10.679,00 euro
OJQ ”SOS telefoni për gra dhe fëmijë” 7.365,00 euro
OJQ ”Horizonti i Ri” 7.303,00 euro

Në këtë konkurs kanë konkuruar me projekte të tyre 80 organizata joqeveritare kurse kanë fituar 15 nga to ku 5 janë nga qyteti jonë.

By admini