Hendbollistja nga Tivari Majda Mehmedoviq që garoi përreprezentacionin Malit të Zi në Kampionatin europian që këto ditë u mbajt në Francë, arriti që të jetë pjesë e ekipit ideal të këtij kompeticioni. Në këtë mënyrë Majda si pjesë e ekipit ideal ajo njëheri është edhe alo e majtë më e mirë në Evropë.

“Shpejtësiadhe vendosmëria janë dy cilësi të rëndësishme për lojtarët e krahut, dhe Majda këtoi i ka me  bollëk,” kështu shpjegohet në arsyetimin se pse kjo ajo është alo e majtë më e mirë e kampionatit, shkruan Ulqini Online.

Majda karierën e saj sportive e filloi në Tivar për ta arritur kulmin me ekipin e Buduqnostit nga Podgorica në të cilin ekip ka shkuar që no moshën 14 vjeçare.

Me ekipin e Buduqnostit ka arritur të shpallet fituese e Ligëssë kampioneve të Evropës si dhe fituese e Kupës së kupave. Poashtu ka fituar edhe 6 herë ligën rajonale.

Me reprezentacionin e Malit të Zi ka arritur të shpallet nënkapione në Lojrat olimpike të vitit 2012 të mbajtura në Londër ndërsa 4 muaj më vonë edhe kampione e Evropës.

Majda është lindur dhe rritur në Tivar kurse me me origjinë është nga një familje shqiptare e Anës së Malit të Ulqinit.

By admini