
Një ngjarje jo e bukur i ka ndodhur qytetarit nga Ulqini Sabahudin Vogli ditën e 28 Nëntorit në Ulqin. Ai për nder të Ditës së Flamurit kishte stolisur automjetin e tij me dy flamuj të vegjël dhe kishte dalur në treg duke mos i shkuar ndër mend se për këtë shkak do të ndalohej nga policia ku dhe do të jepte deklaratë për këtë.
Vogli në deklaratën e tij dhënë Degës së policisë në Ulqin ndër të tjerave ka theksuar se më një gjë të tillë ”as që e kam ditur së bëjë shkelje ligjore dhe as që e kam ditur se kjo është e ndaluar”, shkruan Ulqini Online.
Në fund Vogli ka shtuar në deklaratën e tij se ”sot është Dita e Flamurit dhe ne shqiptarët e festojmë këtë ditë”.
Nuk dihet dhe nuk kemi informacion nëse Vogli për këtë shkelje ligjore do të dënohet.
Fotot nga Villa Liamra.