Nga Sabri Salaj
Biznis Klub Anamalit e përfaqësuar nga Kryetari i saj Kabil Kurti në zyren e vet në Katërkollë zhvilloi një takim pune më përfaqësues të Bankës CKB në Ulqin.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga sektori i biznesit, përfaqësues të bashkësive lokale, organizatave joqeveritare , punonjës të institucioneve lokale dhe qendrore ku patën mundësi të japin mendimet dhe sugjerimet e veta në lidhje më hapjen e filjalit të Bankës CKB në Katërkollë.
Kryetari i BKA -së i falendëroj të pranishmit dhe përfaqësuesit e bankës CKB të cilët kanë shprehur interesimin për hapjen e një filjali në Katërkollë. Për qytetarët e kësaj treve dhe bizneseve të vogla që veprojnë në Anë të Malit një iniciativë e tillë është shumë e mirëpritur dhe e domosdoshme dhe do ndikojë në të mirën e qytetarëve dhe trevës në përgjithësi.
Përfaqësuesit e Bankës CKB ishin të kënaqur nga prezenca në numër aq të madh të përfaqësuesve nga fusha të ndryshme. Drejtori i CKB për Ulqin tha se kemi filluar më bërjen e analizave të para në terren për iniciativën që kemi marr dhe nga takimet që kemi pasur deri më tani jemi shumë të kënaqur për kapacitetët që ka kjo zonë dhe besoj se deri në fund të vitit do sjellim edhe vendimin për hapjen e një filjali në Katërkollë.