Ostrosi

 

Ju njoftojmë se Manifestimi me rastin e 28 – Nëntorit – Ditës së Flamurit, të cilin e planifikuam  ta mbajmë në Krajë, të martën, më 27 nëntor 2018, në orën 19:00, e që e shpallem ne media, madje edhe filluam dërgimin e ftesave për pjesëmarrje në festimin tone të përbashët, për shkak të ngjarjes së rëndë  tragjike për krejtë Krajën e më gjerë, që ndodhi të shtunën, më 24 nëntor 2018,  në orët e mesditës, me ç’rast humbi jetën tragjikisht djali 14-vjeçar i familjes së Qamil Berjashit, festimi anulohet, pra nuk do të mbahet, kështu mësohet në një njoftim të KËSHILLIT ORGANIZUES TË FESTIMIT TË 28 NËNTORIT –  DITËS SË FLAMURIT NË KRAJË.

 

Familjes së Qamil Berjashit, nga Berjshajt e Krajës,  në emër të Këshillit organizues të Festimit, i shprehim ngushllimet tona të sinqerta.

 

Ndërsa, të gjithë shqiptarëve kudo që gjendën, ju urojmë: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!

 

Të tjera vjet e festofshim me gëzime, ashtu siç e festuam tash 28 vjet me radhë në shumëpartiakësi, duke përballuar vështirësi dhe pengesa të ndryshme, përfundon njoftimi.

 

 

 

 

By admini