
Ministri i Jashtëm malazez Srgjan Darmanoviq përsëriti se Mali i Zi përsëri do të votojë që Kosova të jetë anëtare e Interpolit.
“Ne kemi votuar tashmë një herë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Unë nuk e shoh pse ne tani do të ndryshojë atë qëndrim. Ne kemi njohur Kosovën, në atë grup prej 100 shtetesh që e kanë njohur Kosovën, “tha Darmanoviq në një mëngjes pune me gazetarë, shkruan Ulqini Online.
Ai poashtu shtoi se Mali i Zi ka marrdhënje të mira edhe me Serbinë.