Mitrovica, foto KP

Leksioni : “Dialogu Kosovë – Serbi – Hashim Thaqi : Plani i Ndarjes – Idea e Korrigjimit Kufitar mes Beogradit dhe Prishtinës”, nga eksperti i SHBA, David L. Philips

Nga Beqir SINA – New York

Philips : ” Ndarja e Kosovës apo rregullimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, do të destabilizonte rajonin dhe potencialisht do të nxiste dhunën”

https://www.facebook.com/beqir.sina/posts/2157634900968085

MANHATTAN NYC :(Bota sot – 8 Nëntor 2018) Leksioni mbi temën “Dialogu Kosovë – Serbi – Hashim Thaqi : Plani i Ndarjes – Idea e Korrigjimit Kufitar mes Beogradit dhe Prishtinës”, u mbajt më 7 nëntor 2018, nga eksperti i SHBA, David L. Philips, i cili iu drejtua disa aktivistve, dhe udhëheqësve të komunitetit në Qendrën ” Indian House” në pjesën e poshtme të qytetit Manhattan – NYC, prone e biznesmenit shqiptar Poul Nicaj.

Ky leksion që u mbajt të mërkurën në mbrëmje me David Philips – Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, ishte në vazhdim të atij që u mbajt një muaj më parë në Prishtinë, dhe kësaj radhe u organizua dhe moderua nga Kryetari i Këshillit Shqiptar Amerikan, z. Haxhi Dauti.

Këshilli Shqiptaro-Amerikane, organizoi takimin me Profesor David L. Phillips, drejtor i Programit për ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin Columbia University për Studimin e të Drejtave të Njeriut, në qytetin e Nju Jorkut, duke vazhduar kështu mbas takimeve dhe leksioneve që ka mbajtur ai muajin e kaluar në Prishtinë, Universitetin Amerikan të Kosovës dhe në Hotelin Swees Diamond , mbi trajtimin, si tha Dauti të çështjes kombëtare shqiptare dhe ndërkombëtarizimin e saj .

Z. Haxhi Dauti, organizator i këtij eventi, natën e fundit së bashku me anëtarët e KSHA, ftoi të marrin pjesë grupin e gazetarëve të studentëve nga Universiteti Columbia dhe disa individë veprimtar të komunitetit Shqiptaro-Amerikan, shqiptar që kanë një kontribut shumë të madh për çështjen shqiptare, dhe që kan mbështetur zhvillimet demokratike për popullin shqiptar në Ballkan, per me shume se tre dekada ne diaspore.

Lektori Prof. David L. Phillips, dhe mikëpritësi i cili organizojë këtë leksionin në Nju Jork, z Haxhi Dauti, morën ovacione të ngrohta, disa her për këtë event që ngjalli interes dhe u ndoqë me shumë vëmendje, nga auditori, i cili ishte deri në fund kurreshtar, duke drejtuar edhe pyetje rreth leksionit mbi temën “Dialogu Kosovë-Serbi – Hashim Thaqi : Plani i Ndarjes – Idea e Korrigjimit Kufitar mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Kështu që pyetje drejtuan veprimtarja e njohur e komunitetit Lumi Hadri, vatranët, Marjan Cubi, dhe Agim Rexha, veprimtari Zekria Meta, Arbana Xhara , Christine Caldera, Taulant Hodo e tjer.

David L. Phillips, i cili shërbeu si këshilltar i lartë dhe ekspert i çështjeve të jashtme në U.S. Departamentit të Shtetit gjatë Administrates Clinton, Bush dhe Obama, tha se :” Ndarja e Kosovës apo rregullimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë do të destabilizonte rajonin dhe potencialisht do të nxiste dhunën,” argumentoi ai.

David Philips, theksojë se :” Ndarja do të paralajmërojë braktisjen e Kosovës si një shoqëri multietnike dhe do të shënojë dështimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja midis Kosovës dhe Serbisë që kanë për qëllim njohjen reciproke brenda kufijve aktual të Kosovës”.

Më tej ai tha se :”Ndarja nuk është një ide e re. Ajo u ngrit fillimisht në mesin e viteve 1990 nga shkrimtari dhe politikanja Dobrica Qosiq, i ashtuquajturi ‘Kumbari i nacionalizmit serb’ dhe të tjerë në Akademinë Serbe të Arteve dhe Shkencave.”

Ndërsa, shtoi se Ambasadori i Gjermanisë Wolfgang Ischinger diskutoi ndarjen në verën e vitit 2007, kur negociatorët e OKB-së nga SHBA, BE dhe Rusia, të njohur si “Trojka”, u përpoqën pa sukses për të ndërmjetësuar një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës.

Gjatë këtij leksioni ashtu si dhe në Prishtinë , David Philips, perseriti se :” Vitin e kaluar, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç argumentoi se “të gjithë kanë nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit serbo-shqiptar, i cili mund të arrihet vetëm nëpërmjet një marrëveshje … ku secili do të fitojë diçka dhe do të humbasë diçka”.

Daçiç dhe kryeministri Ana Brnabiç diskutuan kohët e fundit ndarjen me këshilltarin presidencial të SH.B.A.-së, Jared Kushner. Pas takimit, Daçiq theksoi: “Të gjitha kartat janë në tryezë.”

Vlerësimi i ndarjes fillon me një kuptim të qartë të asaj që Serbia dëshiron, theksojë ish-këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Teksa kujtoje se “Daçiç propozon që Serbia të heqë dorë nga kërkesa e saj për të gjithë Kosovën në shkëmbim të tokave në veri të lumit Ibër.

Enklavat serbe në pjesë të tjera të Kosovës do të kishin autonomi dhe ushtrojnë kompetenca ekzekutive. Manastiri ortodoks serb i Visoki Deçanit dhe manastire të tjera ortodokse në Kosovë do të fitonin status të posaçëm të mbrojtur.

Serbia kërkon kompensim financiar për pronat që pretendon në Kosovë, duke përfshirë objektet industriale dhe energjetike, Liqenin e Ujmanit dhe Rezervatin e Trepces. Serbia do të rivendoste refugjatët e Serbisë që aktualisht banojnë në Serbi, në vendet që fiton përmes ndarjes,”.

Propozimi për ndarje shkakton shumë pyetje, tha ai.

Simbas tij shkëmbimi i tokave në veri të lumit Ibër për tokat etnike shqiptare në Serbi si Presheva, Medvegja dhe Bujanoc, është një procedurë e ndërlikuar. A do të ishte shkëmbimi simetrik apo bazuar në vlerën e vlerësuar të territoreve në fjalë?

Transferet e popullsisë do të ishin të çrregullta. Çfarë do të ndodhte me shqiptarët etnikë që aktualisht banojnë në veri të lumit Ibër? A do të mbeteshin apo do të kishte një proces të menaxhuar për migrimin dhe kompensimin e tyre?

Ndarja do të hapte plagë nga lufta. Ka ende mijëra njerëz të pagjetur. Viktimat kërkojnë llogaridhënie. Si do një marrëveshje për ndarjen të adresojë llogaridhënien?

Në fund profesori i Universitetit Kolumbia në Nju Jork, tha se : “Ndarja nuk mund të negociohet pas dyerve të mbyllura. Ndarja do të ishte ngjarja përcaktuese në historinë e Kosovës. Ajo kërkon debat në qarqet politike dhe me shoqërinë civile, si dhe garancitë nga bashkësia ndërkombëtare.”

David L. Phillips është Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia. Ai shërbeu si Këshilltar i Lartë në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve nën presidentët Clinton, Bush dhe Obama. Autori i “Liberating Kosovo: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja e SHBA”, Phillips punoi ngushtë me Ambasadorin Richard C. Holbrooke në Bosnje dhe Kosovë.

By admini