Nga Marjana Bulku
25 vjetori i krijimit të Albanian American Women Organization “Motrat Qiriazi” AAWO mblodhi këto ditë në Manhattan qindra shqiptaro-amerikanë, ambasadorë të misioneve tona diplomatike nga Shqipëria e Kosova; Besiana Kadare dhe Teuta Sahatçija ,kongresmeni Eliot Engel dhe Patricia M .Engel që ishte e veçanta e kësaj galaje jubilare ku një falenderim special shkon për Gena Bajramin (botuese e gazetës Iliria) e cila e nominoi zonjën Patricia M. Engel, madje bëri të mundur edhe prezencën e saj mes shqiptaro amerikanësh dhe AAWO, nderonin me pjesmarrje gjithashtu Council Member Mark Gjonaj, Ariel Palitz, (NYC Nightlife Mayor,cityof New York) ,aktivistë dhe mjaft personalitete të njohura të komunitetit shqiptaro-amerikanë të Federatës Panshqiptare Vatra.Ishte një mbrëmje ku 25 vjetët e punës dhe përkushtimit, vullnetarizmit dhe kontributeve do të nderoheshin me mirënjohje dhe vlerësime për humanitarizmin , arritjet jetësore, lidershipin, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite. Dy himnet , performuara bukur e me mjeshtëri nga tenori Riad Ymeri çelën këtë mbrëmje duke e bërë edhe më të ngrohtë atmosferën.
Mbrëmja u hap përmes një fjale të shkurtër ku presidentja e AAWO Beti Beno në mënyrë të përmbledhur bëri një paraqitje të asaj çka AAWO ka arritur në këtë gjysmëshekull përmes iniciativave,
programeve, workshopeve , ndihmave medicinale , bursave dhe se çfarë kjo organizatë do mund të bëjë më tej duke e bërë edhe më të fortë zërin e grave , bijave dhe motrave tona në funksion të civilizimit të familjes, komunitetit.
Dr .Anna Kohen ,Esmeralda Mosko,Dr.Shpresa Xhakli në fjalët e tyre përshëndetëse në këmbim të vlerësimeve theksuan se çmimet janë përgjegjësi e përbashkët pasi gjithçka që ato kanë mundur të realizojnë do ishte e pamundur pa mbështetjen e komunitetit.
Mjaft emocionues ishte dokumentari që Vera Belliu dhe Albanian Culture Tv kishin realizuar enkas për këtë event. Materialet e hershme filmike të regjistruara dhe transmetuara nëpër vite nga drejtuesi i ketij televizioni Adem Belliu,ku ngjarjet , personazhet,intervistat , festimet janë përmbledhur bukur përmes një video përshëndetjeje konceptuar mrekullisht.
Në një jubile të tillë vlerësimet janë jo vetëm mirnjohje dhe falenderim por edhe lutje e ftesë që këto kontribute të nxitin dhe frymëzojnë të tjerë në mënyrë që solidariteti dhe humanizmi, ruajtja e kulturës dhe gjuhës të trashëgohen nëpër gjeneratat pasardhëse. Ndaj edhe nuk munguan nderimet për aktivistët e spikatur të komunitetit shqiptaro-amerikan që e kanë mbështetur misionin dhe punën e AAWO- as sistematikisht, Harry Bajraktari, Fadil Berisha, Sergio Bituçi, Lou Fundos, Georgio Kolaj, Edward Toptani ,Esq, Isidoros Tsamblakos ,Esq, Kumrie Selimaj, Albert Fundos.
Nuk munguan edhe vlerësime për mbështetjen që ia ka rritur qasjen dhe profilin në publik AAWO ndër vite dhe këtu spikat televizioni Albanian Culture me producent Adem Belliu si një kanal mediatik që ka ndjekur në progresivitet të gjitha veprimtaritë e AAWO në këto 25 vjet.
Nderohet gjithashtu Illiria Newspaper Vehbi &Gena Bajrami, publisher.
VATRA, the Pan-Albanian Federation of America, Albanian Yellow Pages me Ismer Mjeku, gjithashtu nje vlerësim special shkoi për Albana Krasniqi për shpëtimin e jetës së fëmijëve shqiptare.
Mjaft mirë u pritën edhe vlerësimet meritore të cilat kanë zhvilluar edukimin e gjuhës shqipe në diasporën amerikane ku u nderua Shkolla Shqipe “Alba Life” me drejtues Kozeta dhe Qemal Zylo si dhe Children of the Eagle -Albanian American Dual Language &Culture School me Drita Gjongecaj.
Sabita Ballo, Kino Gira u vlerësuan për mbështetjen permanente financiare dhe kulturore në shërbim të AAWO.
Beqir Sina u vlerësua gjithashtu për punën e palodhur si gazetar .
Falenderime dhe vlerësime shkuan gjithashtu për Shqipe Malushin e cila me përkushtimin dhe punën e saj të palodhur në shërbim të komunitetit shqiptaro-amerikan zë vend të veçantë në kujtesën e tyre.
Netë të tilla vlerësimesh dhe nderimesh na bëjnë të reflektojmë mbi aktet tona të përditëshme, se sa të paharrueshme bëhen ato kur i shërbejnë qëllimeve që nën një kujtesë të tillë falin kaq shumë tekst dhe nëntekst e mbi të gjitha përcjellim dashuri për Njeriun.
AAWO motrat Qiriazi u krijuan 25 vjet më parë mbi historinë shqiptare të Parashqevi dhe Sevasti Qiriazit të cilat konsiderohen si nëna të civilizimit, edukimit dhe diplomacisë duke kontribuar e lënë gjurmë në historinë tonë e cila na bën më europianë se kurrë kur e prezantojmë veten përmes Vlerash të cilat edhe të ftuarit amerikanë që ishin prezentë nuk mund të mos i vinin re. E nën këtë llogjikë ishte edhe fjala mbresëlënëse e Mrs .Patricia M.Engel e cila nuk e fshehu aspak kënaqsinē që mori nga ky nderim dhe vlerësimin për komunitetin shqiptaro-amerikan që rritet përmes vlerash.