Rumia dikur

I pari i Kishës serbe në Mal të Zi Amfilohije Radoviq i ka shkruar një letër të hapur kryeministrit malazez Dushko Markoviq ku ndër të tjera i thotë se në Rumi deri në vitin 1571 ka ekzistuar një kishë e ndërtuar, sipas tij, në shkeullin e X-të ose XI-të. Ai në atë letër drejtuar Markoviqit shkruan se ajo kishë qenka rrënuar në vitin 1571 në kohën e pushtimit turk.

Por një gjë të tillë e demanton në një shkrim të tij arkeologu malazez Predrag Mallbasha, shkruan Ulqini Online.

Arkeologu Mallbasha duke shkrua për pretendimin e Kishës serbe se gjoja në Rumi qenka vendosur kisha në atë vend ku dikur paska qene, ai tregon hartën e Tivarit të vitit 1571.

”Në anën tjetër, pikërisht nga viti 1571 është harta gjeografike e Tivarit,  burimi historik i klasit të parë, ku janë futur të gjitha majat malore rreth qytetit, si dhe Rumija, por aty nuk ka asnjë objekt të shfaqur në të”, shkruan ndër të tjera arkeologu Predrag Mallbasha.

Shkrimin e plotë të arkeologut malazez mund ta lexoni KËTU.

Para disa javëve në Majen e Rumisë kanë filluar ndërtimet duke e mbuluar me gurë kishën e metaltë atje nga ana e përfaqësuesve të Kishës ortodokse serbe. Kisha metalike në Rumi është vendosur në vitin 2005 nga Kisha ortodokse serbe me ndihmën e helikopteri të ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, pa miratimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Malit të Zi, dhe ka nxitur një debat të madh në Mal të Zi sidomos në radhët e shqiptarëve, i cili vazhdon edhe sot me kerkesen per heqjen e ketij objekti.

By admini