Ilustrim: Rumia para vitit 2005, fb

 

Reagimet e zyrtarëve të shtetit të Malit të Zi deri tani nuk ekzistojnë fare për rastin e ndërtimeve pa leje në Majen e Rumisë nga ana e Kishës ortodokse serbe.

Reagimi i vetëm nga qeveria e Malit të Zi vjen nga ministri i pakicave dhe të drejtave të njëriut Mehmed Zenka. Ai është i bindur se qeveria në këtë rast do të veprojë, shkruan Ulqini Online.

Ai, për cdm deklaron se është i ‘’bindur se kësaj radhe Qeveria e Malit të Zi me siguri do të ketë një reagim dhe këtë në ditët e ardhshme’’.

Zenka shprehet se ndërtimi i kësaj kishe ka një ndikim negativ në popullatën fetare, si te shqiptarët, myslimanët, katolikët, ashtu edhe fetë dhe kombet e tjera në Malin e Zi.

Para shumë ditëve në Majen e Rumisë kanë filluar ndërtimet duke e betonizuar kishën e metaltë atje nga ana e përfaqësuesve të Kishës ortodokse serbe. Kisha metalike në Rumi është vendosur në vitin 2005 nga Kisha ortodokse serbe me ndihmën e helikopteri të ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, pa miratimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor të Malit të Zi, dhe ka nxitur një debat të madh në Mal të Zi sidomos në radhët e shqiptarëve, i cili vazhdon edhe sot me kerkesen per heqjen e ketij objekti.

By admini