Një ndeshje të rrallë dhe shumë emocionuese kanë dhuruar futbollistët e Otrant Olimpik nga Ulqini kësaj të diele në fushën e vet. Në një kohë të ftoftë dhe me një numër të konsiderueshëm shikuesish ata munden të fitojnë kundër ekipit Kom nga Podgorica me rezultatin 2:1, shkruan Ulqini Online.

Fitorja bëhet edhe më e bukur pasi ajo erdhi pas një përmbysje të rezultatit në minutat e fundit të ndeshjes. Mysafirët kaluan në avantazh që nga minuta e 2-të duke shënuar me penalti.

Kur çdo gjë po shkonte kah fundi dhe rezultati ishte në disfavor të ulqinakëve atherë ndodhi edhe ”çmenduria”. Në minutat e fundit të ndeshjes M. Divanoviq dhe Valentin Rudaj përmbysen gjithçka duke shënuar edhe rezultatin final të ndeshjes 2:1 për ti dhënë një fitore me shumë vlera ekipit nga Ulqini.

Pas kësaj fitore Otrant Olimpik largohet edhe më shumë nga zona e rrezikshme duke shikuar tashme pjesën e sipërme të tabelës.

Më poshtë mund të shikoni një video të marrë nga A. Murati në çastet e gëzimit të futbollistave pas fitores.

https://www.facebook.com/arjanm/videos/10217749841237729/?t=4

By admini