Në një ceremoni  të organizuar në Radio Elita u bë inaugurimi i aparaturës së re digjitale me vlerë mbi 20.000 euro, donacion i  TIKA-s.

Me këtë rast  ishin të pranishëm Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq, Ministri i Pakicave Mehmet Zenka, Ambasadori i Turqisë  në Mal të Zi, Serhat Galip, Koordinatori i TIKËS  Enver Resuloglari dhe të ftuar të tjerë. Për drejtoreshën ekzekutive  Vera Katana ky  investim  është  investimi më i madh  që është bërë ndonjëherë që nga themelimi i radios në vitin 2002 dhe tani mund të thuhet lirisht se Radio Elita sa i përket  aparaturës teknike mund të  radhitet ndër radiot  më moderne në Mal të Zi por edhe më gjërë, kështu mësohet nga Radio Elita, transmeton Ulqini Online.

Ajo  i shprehu falënderime shtetit të Turqisë, Ambasadës së Turqisë dhe TIKËS  për këtë dhuratë të vyer qe vjen pas 16 vite pune, sfidash dhe suksesesh.Ajo ndër të tjera veçoi  se kjo  do te jete dhe një  shtysë  për angazhim dhe punë  profesionale. Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq  vlerësoi  marrëdhëniet që  komuna ka me Ambasadën dhe Agjencinë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim TIKA dhe tha se ky bashkëpunim do te avancohet edhe më tej.  Ai  përshëndeti donacionin  në Radio Elita dhe vlerësoi se investimi  në media  është i  një rëndësie të veçantë.  Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi  Serhat Galip tha se TIKA ka realizuar 320 projekte në të gjitha viset e Malit të Zi, e në Ulqin  janë  realizuar 14 sosh. Ulqini për Ambasadorin Galip  zë vend  të  veçante në karrierën e tij diplomatike  e kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Fjalë  falënderimi  për marrëdhëniet Mal i Zi – Turqi shprehu dhe Ministri i Pakicave Mehmet Zenka . Sipas tij,  për këtë, meritë të veçantë ka Ambasadori Galip. Ai falënderoi në veçanti agjencinë TIKA   për realizimin e projekteve,  por tha se  në Mal të Zi kemi dhe investitorë të  rëndësishëm  nga Turqia.  Ministri Zenka  lavdëroi punën e ekipit të Radio Elitës ndër vite the  llogarit që  edhe ky investim që vjen  për ketë radio,  është një dhuratë e vlefshme  dhe shpërblim për punën e bërë.

 

 

By admini