Kumtese per opinion – FORCA

Pas fatkeqesise nga zjarri e cila dite me pare e ka kapluar nje zone te Valdanosit, per te cilen sipas te gjitha rregullave duhet te merremi me gjetjen e fajtorit dhe shqyrtimin e mundesise per ndihme personave te cilet u demtuan nga ky rrezik natyrore i shkaktuar nga faktori njeri.  Por jo, ne menjehere po ballafaqohemi me nje dukuri tjeter per te cilen jemi befasuar tejet mase.

Tani eshte paraqitur nje ndermarrje “MN Invest” nga Nikshiqi e cila per cudi te madhe deshiron te merret me prodhimin e ullinjve ne pronat tona te marra nga shteti ne menyre te padrejte.

Jo zoterinj, nuk eshte e nevojshme qe dikush nga Nikshiqi, apo nga cilido vend tjeter i botes te merret me kultivimin e ullinjeve ne tokat tona, ne ullinjt i mbiellim dhe kultivojme vete.

Ministrija e finansave ne vend te kerkimit te mendimit nga Komuna e Ulqinit, duhet te sjelle Vendimin per kthimin e ullishtes te cilen ne si pronar do ta valorizojme shume me mire, sepse eshte ne traditen tone qe ta mbiellim dhe perpunojme ullirin.

Te befasuar nga kjo kerkese e Ministrise se finansave, ne ju kemi percjellur edhe shkrese publike Kryeministrit te Malit te Zi, z. Dushko Markoviq, Nenkryetarit dhe Ministrit te Drejtesise, z.Zoran Pazhin si dhe Ministrit te financave z. Darko Radunoviq me te cilen i kemi njoftuar se  parcelat kadastrale per te cilat kerkohet mendimi i komunes, gjenden ne kompleksin e Valdanosit dhe te njejtat gjenden ne proces gjyqesor per kthimin e tyre pronareve te mehershem.

Seanca e radhes gjyqesore per kthimin e prones eshte caktuar te mbahet kah fundi I tetorit.

Poashtu, i kemi perkujtuar se ceshtja e ullishtes se Valdanosit eshte  pjese e Marreveshjes se koalicionit ne te cilin jemi dakorduar se duhet ti japim rendesi te posacme.

Shprehim shqetesimin tone te thelle dhe kerrkojme qe pa shtyrje te metejshme ti qasemi ne menyre serioze ceshtjes se kthimit te ullishtes se Valdanosit pronareve te verrtete.

 

Zyra e shtypit – FORCA

By admini