Ilustrim

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetar i Grupit të Miqësisë të Malit të Zi dhe Azerbejxhanit, Genci Nimanbegu kryeson delegeacion te Parlamentit në vizitë zyrtare në Baku, Azerbejxhan.
Vizita organizohet me rastin festimit të njëqindvjetorit të themelimit te Republikës së Azerbejxhanit si republike parlamentare.

Republika Popullore e Azerbejxhanit u themelua si republikë demokratike parlamentare më 28 maj 1918, që është rasti i parë, jo vetëm në botën myslimane, por edhe në përgjithësi.
Fatkeqësisht, edhe përkundër sukseseve të para të jashtëzakonshme, kjo Republikë demokratike ishte jetëshkurtër, pasi që në të njëjtin vit u përfshi me Revolucionin e Tetorit dhe u bë pjesë e Bashkimit Sovjetik, mësohet nga Kuvendi i Malit të Zi.

Përpos pjesëmarrjes në organizimin solemn me këtë rast, nënkryetari i Kuvendit do të takohet me kryetarin e Parlamentit të Azerbejxhanit, me Grupin parlamentar të miqësisë Mali i Zi – Azerbejxhan dhe me zyrtarë tjerë të lartë të shtetit dhe të kuvendit.

By admini