Kryetari i lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviqi ka komentuar për prestigjiozen New York Times deklaratën e Presidenti të SHBA-së Donlad Trump lidhur për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

New York Times ka paraqitur Abazoviqin si lider dhe deputet i partisë opozitare pro-NATO, i cili këmngul se “sistemi i sigurisë kolektive është i vetëmi që garantonë sigurinë e qytetarëve, dhe se pa këtë Mali i Zi nuk ka asnjë shans për të organizuar mbrojtjen e vet.”

Ai gjithashtu vuri në dukje se ndikimi i Rusisë në rajon është ende shumë i madh, dhe se NATO-ja është alternativa më e mirë për të parandaluar ndikimet negative që vijnë pikërisht nga Rusia.

Deklarata e Tramp-it se në Mal të Zi jetojnë njerëz të fortë dhe agresivë, të cilët mund të nisin luftën e tretë botërore, ka shkaktuara vetem të qeshura.

“Është sezoni turistik, qytetarët e Malit të Zi nuk kanë kohë të jenë agresiv” me shaka komentoi Abazoviqi.

Gjithashtu Abazoviqi konkludon se “Mali i Zi nuk është agresivë dhe se Tramp me deklaratën e tij ka shkaktuar vetëm të qeshura, dhe se deklaratat e tilla nuk janë mjaft serioze.”

By admini