Kryeminstri i Malit të Zi Dushko Markoviq sot në Parlamentin e Malit të Zi kisht orën e tij për përgjigje në pyetje të deputeteve.

Në mes të shumë pyetjeve ishte edhe ajo për rastin e Shasit të ndodhur me 8 korrik. Deputeti i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, pyeti nëse autoritetet kishin marrë diçka kundër banorëve të zonës që atë ditë ishin në Shas duke i cilësuar ata si pjestarët të konfesioneve tjera dhe që, sipas tij, u mblodhën për të parandaluar fizikisht metropolitanin ortodoks që të shërbejë liturgjinë mbi themelet e Tempullit të Shën Gjon Pagëzorit në Shas, shkruan Ulqini Online.
Duke u përgjigjë në këtë pyetje, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç tha se Drejtoria e Policisë kishte vepruar në pajtim me ligjin duke shtuar se sipas Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë për Mbrojtjen e Pronës Kulturore, tema dhe qëllimet e tubimit publik të përmendur nuk ishin adekuate për pasurinë kulturore të Kishës së Shën Gjon Pagëzorit në Shas, e as regjimit arkeologjike që rregullon ato objekte.

“Një tubim i tillë, edhe nëse do të ishte lajmëruar me kohë, nuk kishte asnjë justifikim nga aspekti i Ligjit për Mbrojtjen e Pronës Kulturore”, tha Markoviq.

By admini