
Edhe pas tre ditëve nga ngjarja e së dieles në Shas nuk janë zbehur diskutimet për këtë temë mjaft delikate. Reagimet e qytetarëve shqiptarë nga Mali i Zi pothuajse gati janë në unison duke e quajtur ardhjen e kleikut të kishës ortodokse serbe në Shas si një provokim.
Në një opinon të tij, aktivisti i disaporës Esad Gjonabalaj përmend reagimin e Këshillit Kombetar të Shqiptarëve në krye të secilit kohë më parë është zgjedhur z. Faik Nika.
”Ne anën tjetër të medaljës, për herë te parë Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi ishte në krye të detyrës duke reaguar lidhur me rastin konkret dhe duke qenë në krye të misionit të cilin e ka obligim dhe duhet ta ketë”, shkruan Gjonbalaj në mes të tjerave në një shkrim të tij rreth ngjarjes së të dieles në Shas.
Lidhur më këtë ka pasur edhe reagime nga Alternativa Shqiptare dhe LD në MZ por jo edhe nga subjektet tjera shqiptare, sidomos ato që veprojnë në Ulqin.