Sigal Prishtina i ka treguar Sutjeskës së Nikshiqit se si duhet organizuar një ndeshje, duke shfaqur një atmosferë të jashtëzakonshme së bashku me “Plisat” në palestrën e Pallatit Rinisë dhe Sporteve.
Kampioni i Kosovës mposhti ekipin malazez me rezultat 99 me 92 ndërsa javën e kaluar Sutjeska pësoi humbje me rezultat zyrtar 20:0 nga Prishtina, pasi tifozët malazezë sulmuan basketbollistët kosovarë, duke bërë thirrje “Vritni shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi”.
Lojtarët më të mirë në këtë takim ishin Dardan Berisha që realizoi 37 pikë ndërsa u ndihmua edhe nga Edin Bavçiq i cili në çerekun e fundit shpërtheu me treshe, së bashku me maqedonasin Bojan Trajkovski.
Me këtë fitore Prishtina merr kreun e Grupit D me 8 pikë. /Koha Net/