Tre ditët e e fundit në adresë të Ulqini Online kanë arritur pyetja nga shumë persona, disa nga këta edhe nga Kosova, nëse është  çelur rruga në aksin Ulqin – Krythë dhe nëse ajo është e kalueshme për automjete.

Lidhur më këtë çështje mjaft të ndjeshme për momentin për qytetin dhe qytetaret e Ulqinit, Lidhja auto-moto e Malit të Zi me informacionin e ditës së shtune pasdreke dhe te dieles paradreke (30.06 dhe 01.07.2018), për herë të parë pas më shumë se tre muajëve ka hequr nga faqja e vet ndalesën e qarkullimit të automjetëve për aksin rrugor Ulqin Krythë.

Nëse bazohemi në informacionet nga Lidhja auto-moto e Malit të Zi, qarkullimi i automjeteve duhet të  ketë filluar.

Por informacioni më i rëndësishëm vjen nga vet qytetaret që kalojnë nëpët këtë rrugë. Për momentin, nga Krythe deri të Kllezna dhe nga hyrja në Ulqin deri në Kodra në rrugë është shtruar një shtresë asfalti dhe kalimi në atë pjesë është i lehtë. Problem vazhdon të paraqesë pjesa më e madhe e rrugës që akoma nuk është shtruar me asfalt si dhe një pjesë që akoma ka mjaft gropa.

Në teren vazhdojnë punimet për asfaltim të pjesës së mbetur.

By admini