OJQ “SOS Telefoni për femra dhe fëmijë viktima të dhunës” –Ulqin filloi realizimin e projektit ” Vendosja e trajtimit efektiv dhe mbrojtja e grave dhe fëmijëve viktima të dhunës “.
Ky projekt është mbështetur përmes projektit “Komuniteti im – i Komunitet i Fortë” i implementuar nga Qendra për Zhvillimin e OJQ-ve CRNVO dhe financuar nga Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi.
„Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i cilësisë dhe i qëndrueshmërisë së shërbimit mbështetës për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Ulqin, si dhe zhvillimi i kapaciteteve të SOS telefonit në Ulqin në ofrimin e e shërbimeve ndaj viktimave të dhunës në familje dhe rritjen e ndikimit në zbatimin e ligjeve dhe politikave lokale“ka deklaruar për portalin tonë, Hatixhe Nelaj, koordinatoree e projektit në fjalë.