Beqir SINA – New York

Serbia, nuk ka ndryshuar shumë, tha ai ,duke shtuar se megjithse kjo nuk i pëlqente disa miqëve të tij në Beograd.

BEOGRAD : Simbas, mediave sociale, thuhet se filozofi francez izraelit Bernar Anri Levi, është sulmuar sot në Qendrën Kulturore të Beogradit, kur është dashur të bisedojë me shikuesit pas shfaqjes së filmit të tij “Pesmegra”, në kuadër të programit “Beldoksa”.

Me rastin e shfaqjes së filmit të Levit në Qendrën Kulturore të Beogradit, pas projeksionit të tij, ka qenë Lëvizja “Ubico napusti Beograd”, e cila shkruajn mediat sociale ka prishur takimin duke akuzuar Naton dhe SHBA, që 18 vjet më parë bombardoi Beogradin në sulmet ajrore 78 ditore, të cilat sollën përfundimin duke çliruar Kosovën dhe larguar Serbinë nga Kosova, një her e përgjithmon.

Incidenti ndodhi, mbasi ai sulmua verbalisht dhe e pa të pamundur të vazhdojë bisedën me shikuesit, duke kërkuar ndihme nga rojet e sigurisë, dhe nderprerë kështu komunikimin me auditorin mbasi disa të rinjë e tensionuan situatën në sallëne kinemas në Qendrën Kulturore të Beogradit, e cila është me prestigjozja në vend.

Filozofi kontroverz izraelit me pashaport franceze, simbas rrjeteve sociale është goditur fillimisht nga një vajzë me tortë në fytyrë, ndërsa, pasi ai ka filluar të flasë për publikun perseri eshte pare një i ri u ngjitë në skenë i cili mbante një transparente, ku ishte shkruar me të kuqe( bojë si gjaku), në të cilën në anglisht thuhej ; “Bernar Levi ,mbështeti vrasjet imperialiste”.

Trasparenti i bardhë sa një çarçaf ishte shkruar nën firmën e grupi SKOJ dhe kishte të vizatuar simbolin komunist Drapër dhe Çekiç.

Drejtori i Qendrës Kulturore të Beogradit, Goran Markoviç, citohet të ketë thënë se takimi në këtë qender në Beograd, kishte për qëllim të bisedonte me Levin për filmin e tij, dhe se incidenti ishte shumë i rëndë, si kurr më parë, tha ai.

Levi simbas kamerave u ankua para medias dhe tha se incidenti ndodhi se këta të rinjë që janë akoma me ide fashiste.

Pas incidentit, Levi, u kthye në sallë, dhe falenderoi publikun, që e shikojë filmin e tij. “Serbia, nuk ka ndryshuar shumë”, tha ai , duke shtuar se megjithse kjo nuk mund t’i pëlqente disa miqëve të tij në Beograd.

Ai ju drejtua përsëri auditorit duke thënë se : “Demokracia, ende nuk ka ardhur në Beograd, por disa që nuk dëshirojnë ta besojnë në këtë qytet, duhet ta dinë këtë”, tha Levi, duke thënë se ai është gjallë që sot të mbrohet me antifashizëm të mirëfilltë në Evropë”.

By admini