Kumtesë për opinoin nga LDSH
Me logon e plaçkitur, me nënshkrime irelevante për subjekte politike, kurse sipas informacioneve të sigurta, pa pëlqimin e kryetarit aktual M. Bardhit, ASH-së iu shtua edhe një përkrahës fiktiv, dega jo-ekzistuese e LDnëMZ. Siç dihet, dega ekzistuese, së bashku edhe me dy degë të tjera, i është kthyer rrënjëve të veta dhe partisë burimore LDSH-së, kurse ajo pjesë që akoma ruan emrin LDnëMZ, është e fundit që do të përkrahte ASH-në.
Ndërkohë që nënshkruesit e “përkrahjes”, nuk besojmë se ndonjëherë t’ia kenë qit votën partisë, të cilën me këtë shkresë, rrejshëm po pretendojnë t’a përfaqësojnë. Edhe po të ishte shkresa formalisht në rregull, e jo falco, këtu del diçka krejt jashtë çdo norme Njerëzit që nuk harrojnë përkrye nate, e dinë se ASH, respektivisht Nik Gjeloshaj i ka grabitur mandatin e deputetit Mehmet Bardhi (e që edhe për ne ishte njëra prej pengesave kryesore që të bashkëpunojmë, e jo më për vet Bardhin), kurse njërit prej nënshkruesve (Marash Dedvukaj), jo fort kaherë i patën plaçkitë mandatin e këshilltarit, e jo më larg se para një jave elektorin në KKSH. Aferim nënshkruesve! Por, ajo që bie në sy është promovimi që kësaj, dhe disa shkresave të këtilla, po u bëjnë faqet zyrtare dhe profilet “Informer” të Ash-së, me qellim të manipulimit të elektoratit.
Mirëpo, është tepër iluzore që të mendohet apo të pretendohet që me këso “përkrahjesh” falco të bindet e të manipulohet votuesi dinjitoz malësor, i cili nuk sheh asnjë arsye që PDS-së t’i shtojë edhe një mandat nëpërmjet “listës së vetme shqiptare”. Gjithsesi, nëse përkrahjet e këtilla u kryejnë punë, jemi të kënaqur. Pa të, dhe pa ndonjë bërllok që LDSH e ka hedhur jashtë, sigurisht ASH do të ishte më e dobët. Kështu forca nuk do t’i mungojë. Sukses! Por, LDSH-së nuk i shkon ndërmend të përkrah forma të këtilla të veprimit! Prandaj, respekto Malësinë, bojkoto zgjedhjet për Podgoricën! #bojkotoPG