U.S. Embassy Podgorica

Shkruan Gjekë Gjonaj

 

Salla e Qendrës Kulturore të Ulqinit mbrëmjen e  së martes  ishte e mbushur  përplotë me adhurues të kuluturës muzikore amerikane.  Grupi Muzikor  i Forcave të Ushtrisë Amerikane për Evropë “The Wings of  Dixie”   entuziasmoi publikun ulqinak me  performimet e tyre profesionale  e të shkëlyera. Ky spektakël muzikor i llojit  të vet, i cili performoi hitet e  muzikantëve më të njohurë të rokut amerikan,  që  nga fillimi e deri në fund,  u përcollë me duartrokitje të shumta të publikut vendas. Ky grup muzikor shpërndau energji të pastër, male të tëra muzikore, një mur tingujsh kompaktë e të gjallë, që të përthithin.

Duartrokitjet e zjarrta treguan më së miri në lidhje me mesazhin që u përçua  përmes këngës tek audienca.  Instrumentistët dhe muzikantët dinamikë, të rinj, të bukur, të sukseshëm e plotë energji të  këtij grupi muzikor,  përveç mjeshtërisë së tyre  artistike, dëshmuan  se muzika nuk ka nevojë për përkthim, sepse ajo, sikurse edhe kultura në përgjithësi, ka aftësinë të  depërtojë e  të thyejë të gjitha  pëngesat dhe kufijtë, më shpejt se politika e ekonomia.

Marrë në  tërësi koncerti që u organizua nga Ambasada Amerikane në Podgoricë  ishte shumë i suksesshëm. Ai  u pritë shumë ngrohtë  dhe  i kënaqi adhuruesit e këtij zhanri të muzikës që pëleqehet në gjithë botën.

By admini