Organizatat e shoqërisë civile në Ulqin i dërguan sot Kryetarit të Komunës kërkesë për shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj OJQ-ve fituese në Konkursin për ndarjen e mjeteve për vitin 2017.
Në mes tjerash, në këtë shkresë drejtuar Kryetarit të Komunës thuhet:
Në vijim të shpalljes së rezultateve të Konkursit për ndarjen e mjeteve për projektet e organizatave joqeveritare për vitin 2017 nga Komisioni përkatës i Komunës së Ulqinit, si edhe firmosjes së kontratave ndërmjet Kryetarit të Komunës dhe organizata joqeveritare fituese, më datë 30/12/2017, risjellim në vëmendjen tuaj që nuk është përmbushur detyrimi ligjor nga Komuna Ulqin, konkretisht respektimi i afatit 30 ditor nga data e nënshkrimit të kontratës për pagesën e mjeteve financiare.
Theksojmë se në këtë mënyrë cenohet cilësia e realizimit të 28 projekteve fituese si edhe pengohet në mënyrë të drejtpërdrejtë hapja e Konkursit për vitin 2018.
Prandaj ju bëjmë thirrje që sa më parë të shlyhen këto obligimeve dhe të krijohen kushtet formale për shpalljen e Konkursit për vitin 2018, ashtu siç tashmë kanë bërë shumë komuna në Mal të Zi.
Në këtë mënyrë Vetëqeverisja Lokale do të përmbushë detyrimet e veta, por edhe do vlerësojë dhe respektojë punën e shoqërinë civile, si njërin prej sektorëve më të suksesshëm në Komunën tonë”.
Për Rrjetin e OJQ-ve Lokale:
1. Fondacioni STUDENTI
2. MOGUL
3. HORIZONTI i RI
4. HARMONIA
5. QYTETI KRIJUES
6. PROMUL
7. UL INFO
8. ART DULCINIUM
9. SOS Telefoni për gra dhe vajza viktima të dhunës
10. Shoqata e prindërve të fëmijëve me zhvillim të kufizuar “E DREJTA PËR JETË”
11. Qendra për marrëdhënie ndëretnike – PAX
13. RRJETI GLOBAL I GRUAS SHQIPTARE
14. LABEATËT
15. Shoqata e Gruas ANIMA
16. BOTA E PAQES
17. MSJA – Dr Martin Schneider-Jacoby Association
18. Shoqata për Sigurinë e Komunikacionit në MZ