Situatë e jashtëzakonshme mbizotron në Ulqin këtyre ditëve. Punime pa paralajmërim në çdo cep të qytetit, lëvizje e vështirësuar e automjeteve në rrugët me kanale të çelura, pa ujë dhe pa përgaditje për sezonin turistik mund të bëjnë që sezoni të dështojë ende pa filluar.

Nëse kësaj i shtohen edhe punimet që janë dukë u bërë në rrugën Ulqin – Krythë atherë me plot të drejt qytetarët e Ulqinit frikësohen me të madhe për sezonin turistik të këtij viti. Duhet cekuar se nga sezoni turistik varet edhe mirëqenia e të gjithë qytetarëve të qytetit të cilët këtë e kanë edhe të vetmin mjet të mbijetesës, shkruan Ulqini Online.

Në të gjithë këtë këto ditë paraqet problem edhe mospasja e ujit pothaujse në të gjitha zonat e qytetit.

Zgjedhjet lokale në Ulqin janë mbajtur me 4 shkurt dhe nga ajo datë, për shkak të kalkulimve politike të subjekteve politike, nuk është zgjedhur akoma qeverisja e re por as edhe kryekomunari i kësaj komune. Ky hendek është shfrytëzuar ”për mrekulli” nga të gjithë ”ata që kanë mundur”.

By admini