Ilustrim, fb

Duket se qyteti tursitik i Ulqinit do të rrethohet prej centraleve për prodhimin e energjisë elektrike. Pas centralit me erë në Mozhur të Ulqinit, që është afër përfundimit, një central i ri pritet të ndërtohet në Malin e Brisë, skruan Ulqini Online.

Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e fundit ka udhëzuar Ministrinë e Ekonomisë për të shpallur  tenderin për dhënien me qira të tokës në pronësi të shtetit prej 6,621,121 metra katrorë në 30 vjet për “projektimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e impianteve të energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike”.

Çmimi minimal fillestar i qirasë për 12 muajt do të jetë pesë cent për metër katror. Çmimi i dokumenteve të tenderit është 5,000 euro dhe afati i fundit për dorëzimin është tre muaj.

Faza e parë e centralit të energjisë diellore, e fuqisë 50 MW do të ndërtohet jo më vonë se 18 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës, ndërsa faza dytë do të jetë e fuqisë 200 MW shtesë në 24 muaj.

Përfitimi që mendohet të ketë shteti i Malit të Zi nga ky projekt vlerësohe në 10 milinon euro për 3 dekada apo 331.056 euro në nivel vjetor.

Mali i Brisë ndodhet vetëm 7km nga Ulqini dhe ndodhet në tri zona kadastrale:-Mali i Brisë, Zogaj dhe Darzë dhe centrali diellor është planifikuar në një sipërfaqe prej 2,930,243 metra katrorë.

By admini