
Pas përcaktimit të funksioneve kyçe në Komunën e Ulqinit ku i posti i kryetarit të komunës do ti takojë kuadrit të DPS-it ndërsa ai i Kuvendit Forcës, tashmë pritet të fillojnë edhe bisedimet për ndarjen e posteve tjera udhëheqëse, shkruan Ulqini Online.
Siças informaciove të përdithsmes malazeze Vijesti, PD do të kërkojë pozitën e të parit të Organizatës turistike të Ulqinit. Kryetari i kësaj patie për këtë të përditshme ka deklaruar së parti e tij do të angazhojë kuadrot adekuat për pozitat që do ju takojnë sipas marrëveshjes së koalicionit.
Koalicioni i ardhshëm në Komunën e Ulqinit do të përbëhet nga plot 8 subjekte politike nga 10 të tilla sa janë gjithsej; DPS, Forca, Partia Demokratike së bashku më LD në MZ dhe Lëvizja Perspektiva, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Socialdemokrate dhe Partia Boshnjake me gjisthsej 30 këshilltarë nga 33 sa janë gjithsej