Këtë fundjavë, 05 dhe 06 maj 2018, OJQ ”ORA” do të fillojë edicionin e 15-të të manifestimin tradicional gjithëpopullor „Pranvera në Anë të Malit 2018“.
Natën a parë të manifestimit, 5 maj, në kuadër të ciklit „Ana e Malit në vite“, në ambientet e Amfiteatrit të Kalasë së Shasit janë paraparë dy ekspozita, njëra me vegla tradicionale të autorit Ermal Sela ndërsa tjetra fotografike e autorit Muho Dushku.
Dita e dytë e manifestimit, e diele me 6 maj është e rezervuar për sport.
Dita qendrore e manifestimit është paraparë të dielen e ardhshme, me13 maj, ku do të ketë program kulturo – artistik, lojra popullore, ushqime tradicionale etj. Vlen të përmendet koncerti që do të shfaqet nga Ansambli ”Shota” nga Kosova.
Më poshtë është programi i detajuar.
PROGRAMI I MANIFESTIMIT PRANVERA NË ANË TË MALIT 2018
E SHTUNË, 05 MAJ 2018, ORA 19:00, Amfiteatri i Kalasë së Shasit
Ana e Malit në vite
- Promovim i Librit Midis shekujsh – koleksioni i veglave muzikore të autorit Ermal Sela.
- Ekspozita e Veglave muzikore tradicionale nga koleksioni personal i autorit Ermal Sela. Organizohet në bashkpunim me shoqaten Labeatet.
- Ekspozita fotografike TRASHËGIMI NATYRORE e autorit Muho Dushku.
E DIEL, 06 MAJ 2018
- Turne në shah, ora 10:00, restoranti Diamant – Katërkollë.
- Turne në pingpong, ora 10:00, salla e restorantit Kristal – Katërkollë.
- Turne në volejboll, ora 11:00, salla sportive e shkollës fillore Bedri Elezaga.
- Turne në futboll ndërmjet institucioneve, ora 15:00, stadiumi i Katërkollës.
E DIEL, 13 MAJ 2018, ORA 19:00, Skena e pranverës (stadiumi i Shasit)
- Koncert i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve ″SHOTA″.
- Lojra popullore.
- Ushqim tradicional.