
Inspektorët e mbrojtjes së hapësirës dje kanë rrënuar pothuajse plotësisht ndërtesën njëkatëshe në Mal të Bardhë në pronësi të qytetares Anisa Spahiq.
E përditshmja Vijesti sipas burimeve jozyrtare mëson se arsyeja e rrënimit të ndërtesës është zaptimi i pronës shtetërore, thyerje të vulës pas vendimit për ndërprerje të ndërtimit dhe ndërtim pa leje.
Por rrënimi i ndërtesës nuk ka qenë aspak i lehtë për shkak të kundërshtimit të vetë pronares.
Më poshtë mund të shikoni pamje e marra nga TV Vijesti.