Pas tre vitesh, në gjendje të jashtëzakonshme, në mes të dhunës dhe arrestimeve të pjesë më të mëadhe të deputeteve të Lëvizjes Vetevendosje, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar demarkacionin me Malin e Zi.

Me 80 vota pro, minimumin e nevojshëm, Kuvendi miratoi sot demarkacionin pas pesë herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz nga Vetëvendosje.

11 vota ishin kundër.

Nga ana tjetër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur para medieve në Kuvendin e Kosovës pas miratimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kurti, tha se sot 80 deputetët iu bashkuan tradhtisë së Presidentit Thaçi e krimit të Murat Mehës.

Levizja Vetevendosje ka qene kundërshtarja më e madhe e këtij demarkimi duke pretenduar se Kosova i humb 8200 hektarë me këtë marrëveshje.

By admini