Cungu në takim me ish punonjëset e Ultep-it

 

 

Kryetari Komunës Nazif Cungu priti sot ish te punesuarat e kompanise UL-Tep.

Në takim u diskutua detajisht mbi problematikën në të cilën ndodhen ish të punësuarat e kësaj kompanije gjë që solli që palët të dakordohen për ndërmarrjen e hapave konkrete në të ardhmen. Pritet që Komuna e Ulqinit pasi që të njihet detajisht me situatën, do të marrë hapat konkrete me qëllim që të punësuarave ti ndihmohet maksimalisht në zgjidhjen e çeshtjes së tyre.

Komuna e Ulqinit do të vazhdojë të jetë në dispozicion që të ndihmojë në zgjidhjen e të gjithë çeshtjeve që janë në interes publik per qytetin tone.

 

By admini