Takohet shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Ulqinit
Kryetari i Komunës Nazif Cungu mblodhi sot Shtabin e Emergjencave , me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve , shërbimeve dhe ndërmarrjeve që mund të japin ndihmesën e tyre në rast të situatave emergjente, rrespektivisht vërshimeve. Në takim ai paraqiti te dhëna nga mbledhja paraprake që kish patur në Podgoricë në Ministrinë e brendëshme, rrespektivisht në takimin e Shtabit operativ ku është thëne se nga nesër deri ditën e hënë sipas sinoptikëve, pritet keqësim i motit, me reshje të mëdha shiu, që mund të arrijnë 200-300 litra për metër katrorë. Andaj, tërhoqi vëmëndjen ai të gjithë duhet të jemi në gadishmëri të plotë që mvarsisht nga situata të marrim masat e duhura.
Pas ngritjes së problemeve dhe shqetësimeve Shtabi i emergjencave që numeron 17 anëtarë u njoh dhe me kapacitetet disponuese te subjektëve përkatës për përballlimin e situatave të mundëshme emergjente. Po ashtu duke filluar nga nesër pritet gadishmëri dhe monitorim i situatës dhe drejtuesit e institucioneve, rrespektivisht anëtarët e Shtabit do të jenë në komunikim të përhershëm me zyrtarët komunal dhe mvarësisht situatës do të ndërrmarrin masa përkatëse.
Qytetaret në raste emergjente mund te komunikojne me numrat qe jane ne dispozicion gjatë 24 orëve, 122, 123, 124, 112. Per problemet me energji elektrike mund te drejtohen qendres per situata emergjente te Qendres per sistem distributiv ne numrin 030 412 112.
Ne zonat buze lumit Buna, parashihet perkeqesim serioz i situates dhe me kete rast ftohen te gjithe qytetaret të zonave përkatëse të largojnë mjetet e lëvizshme dhe kafshët shtëpiake në lokalitete ku mund të shmangen dëmet materiale dhe jetësore. Në rast të nevojës Komuna e Ulqinit do të marrë edhe masat e nevojshme për evakuimin eventual të qytetarëve nga zonat e goditura duke potencuar gjithmone ruajtjen e jetës dhe shmangjen e dëmeve materiale.
Për çdo rast ftohen të gjithë personat që janë në dispozicion të ndihmojnë personalisht apo me anë të makinerive speciale të lajmërohen subjekteve komunale dhe Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit duke patur parasysh që çdo subjekt do të jetë në dispozicion maksimal gjatë ditëve të ardhshme.
Shtabi pritet të takohet përsëri gjatë orëve të ardhshme.