Nxënësja e shkollës së mesme ”Vëllazërim – Bashkim” Anisa Pali, nga qyteti i Ulqinit, ka arritur të shpallet fituesja e garave republikane të gjuhës gjermane në Mal të Zi.

Anisa ka arritur të grumbulloj 109 pikë sa kanë qenë të mjaftueshme që ajo të shpallet fituese e këtyre garave.

Duhet shtuar se mentor i Anisës ka qenë mësimdhënësja e gjuhës gjermane Stefanie Felgner.

Vitet e fundit nxënësit e shkollës së mesme ”Vëllazërim – Bashkim” nga Ulqini rregullisht fitojnë këto gara dhe meritë e madhe për këtë, përveç nxënësve, iu shkon mësimdhënësve të kësaj gjuhe.

By admini