Në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë në të cilën ishte debatuar për Ligjin e Gjuhëve që u miratua ka pasur tensione të mëdha.
Sigurimi i Kuvendit pengoi një përplasje fizike mes kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe ish-kreut të VMRO-DPMNE-së opozitare, Nikolla Gruevski, raporton Alsat-m.
Gruevski është ngjitur lartë në foltore dhe ka kërkuar nga Xhaferi që ta ndërpresë punën e Kuvendit.
Gruevski i nervozuar gjuajti gotën me ujë drejt Xhaferit, ndërsa shumë pak mungoi që të vijë deri te përleshja fizike mes tyre.