Afaristi i njohur në qytetin e Ulqinit, drejtor i kompanisë Gragja komerc, Pajo Pepgjonoviqi është kandidati kryesor për kryetar të Komunës së Ulqinit.
Siç shkruajnë mediat malazeze Pepgjonoviq mund të jetë një kompromis në mes të aktivistëve të DPS-it por edhe i partive shqiptare, shkruan Ulqini Online.
Pepgjonoviq nuk është në ndër aktivistët kryesor të DPS-it në Ulqin por më shumë është i njohur si ish udhëheqës i klubit të basketbollit Ulqini.