Të shtunen me datë 3.3.2018 në orën 19:00 h, në galerinë e Qendrës Kulturore-Ulqin, u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës me titull “Veshja dhe piktura tradicionale në modernitet” me autore Erodita Qorkadiu Haxhiu-etnologe dhe Valdete Berisha-piktore, organizuar nga shoqata “Labeatët”- në bashkëpunim me grupin e grave -Ulqin.

Si fillim fjalen e mori nëndrejtori i Qendrës Kulturore Dr.Nail Draga i cili përshëndeti të pranishmit në emër të Qendrës Kulturore, ndërsa në emër të KKSH-së të pranishmit i përshëndeti Faik Nika.Mbrëmjen e bënë më të veçantë me praninë e tyre ambasadori i Shqipërisë z.Ernal Filo dhe ambasadori i Kosovës z.Skender Skënder F. Durmishi si edhe plot qytetarë të nderuar, me ç’rast shfrytëzoj rastin të dalloj njërin prej tyre që na nderon çdoherë me praninë e tij ish kryeimamin Rehep ef.Lika..Atmosferë të këndshme krijoi Klodiana Vata me interpretimet e saj dhe nxënësi i talentuar Behar Pali me interpretimin e poezisë “Cigarja”.Organizatorëve dhe pjesëmarrësve ju ndanë mirënjohje Zyra Mehani, ambasadori i Kosovës Skender F Durmishi, Sadije Hollaj dhe Shefqet Luca.Ekspozitën e shpalli të hapur prof.Jozo Kocovic.

Falenderim për të gjitha gratë për ushqimet e mrekullueshme tradicionale e në veçanti për zonjat që mbarten poashtu kostumet tradicionale Zylfije Gjoni Duraku, Aishe Gjeçbritaj, Elvira Hajdinaga, Yllka Bislimi Shaptafi.E një përshëndetje dhe falenderim edhe për Anton Lulgjuraj që me krenari mbarti veshjen malësore, pa harruar nxënëset Arta Salaj dhe Berina Ismaili.

Falenderojmë ekipin e RTV M.të Zi Gjergj Dedvukaj dhe VisionStudio Samir Ismaili, Televizionin Teuta,
Përkujdesja teknike Bajram Seferi.
Fotografitë nga Ardian Taipi.
Ekspozita u financua nga Komuna e Ulqinit dhe KKSH-ja.

Me respekt, Luljeta Avdiu Cura.
Shoqata Shoqata”Labeatët”-Ulqin.

By admini