Pas reshjeve të borës para dy ditëve, të premten në Ulqin koha ka qene përsëri me reshje por kësaj radhe reshje shiu.
Reshjet e shumta kanë bërë që një pjesë e madhe e rrugëve të qytetit të përmbyten dhe kalimi me automjete ka qenë mjaft i vështirë, shkruan Ulqini Online.
Situatë e rëndë ka qenë edhe në rrugën ”Nëna Terezë” ku nga ujërat e shumta dhe rruga e cunguar nga punimet ka bërë të rrezikshme levizjen për automjete.
Më poshtë mund të shikoni disa pamje nga reshjet e ditës së premte dhe komunikacioni i rënduar në Ulqin.