Bratica, Ulqin

Përdorimi i cunguar ose më mirë mospërdorimi fare në raste të shpeshta i gjuhës shqipe në viset shqiptare në Mal të Zi ka qenë temë e një opinioni në formë shkrimi të gazetarit dhe publicistit të njohur Gjekë Gjonaj, shkruan Ulqini Online.

”Nuk ke se si të mos brengosësh (vetëm nëse nuk ke ndjenja, brumë apo formim shqiptar) kur ta zëmë në Ulqin dëgjon shqipfolësit të shprehen madje edhe publikisht: Çfarë na duhet gjuha shqipe? Ajo na shërben vetëm deri në Braticë?! – Një lagje pesë kilometra nga ky qytet. Ose, kur shumica e këshilltarëve shqiptarë në Kuvendn e Komunës së Ulqinit diksutojnë në gjuhën malazeze. Ose kur të merrë malli të dëgjoshë se flitet shqip në kafene apo vende tjera publike në Tuz. E të mos flasim për përdorimin e shqipes në vende publike në Tivar, Plavë, Guci e Rozhajë, ku gjuha jonë e nënës ecën drejt zhdukjes”, shkruan ndër të tjera z. Gjonaj në shkrimin e tij.

By admini