Ilustrim

Komuna e Ulqinit ka transferuar në Qeverinë e Malit të Zi të drejtën për të disponuar tokën në territorin e saj, ku është planifikuar të ndërtohet kopshti për fëmijë nga kredia për zhvillimin e bankës të Këshillit të Evropës (CEB), duke hequr të gjitha pengesat për fillimin e procedurave për ndërtimin e saj.

 

Toka në të cilën do të ndërtohet kopshti ndodhet në Fushën e Ulqinit me rreth 2.4 mijë metra katrorë e vlerësuar me rreth 300 mijë euro, shkruan Ulqini Online.

 

Fondet për ndërtimin e kopshteve u siguruan nëpërmjet një projekti me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës me vlerë 17 milionë euro, brenda të cilit do të ndërtohen shtatë kopshte – katër në Podgoricë një në Tivar, një në Pljevla dhe një në Ulqin.

Siç mësohet nga Ministria e Arsimit të Malit të Zi punët në realizimin e këtyre projekteve janë në faza të ndryshme.

By admini