PIKTORI NGA ULQINI EDIN KAPLLANI U PREZENTUA PËR HERË TË PARË NË  PODGORICË

 

Piktori akademik Edin Kapllani nga Ulqini për herë të parë, si i pamvarur,  iu prezentua audiencës artistike të Podgoricës në Pavijonin e Artit me ekspozitën e cila titullohet “Mesdheu”. Kapllani në pëlhurat e tij na prezentoi verzionin e tij të mesdheut të cilin ky piktor e prezentoi me kolorit të pasur aq të prekshëm sa që shikuesi ka përshtypje që nga pëlhurat e tija, e ndriçojnë rrezet e diellit, përplaset me shkumën e valeve të detit dhe ndijen aromën e peshkut nga skara.

  • Tema është Mesdheu, e kjo është plotësisht e natyrshme sepse unë jam nga bregu i mesdheut nga Ulqini. Të gjitha pikturat e mia, edhe pse trajtoi tema të ndryshme, kanë të njëjtat motive- peshkujt, detin, kalimerat – spjegon artisti.

Kapllani edhepse eksopzon për herë të parë në Podgoricë,është prezentuar në tërë Malin e Zi –në Tivat,Tivar Rozhahe,Tuzi,në Shqipërin fqinje.Veçon dy ekspozita të tija në Zvicër ,të cilat ,siç tha ai, kanë kaluar shumë mirë tek audienca atje.

Ky artist i cili diplomoi pikturën në vitin 2004 në Prishtin në Fakultetin e Arteve të Bukura, në klasën e profesorit Rexhep Feri, mendon se vetëm prej tij dhe punës së tij varet , a ka për të pasur vend në skenën artistike vendase malazeze, e cila siç thekson ai, është e gjërë dhe kualitative.

  • Kjo është vështir të thuhet. Mendoi se, vetëm varet nga ajo se sa kam për të punuar dhe sa kam për tu munduar të punoi diçka të vlefshme e cila do të më siguroi vendin ndër piktorët e mëdhenj. Sepse, piktorët malazez janë gjiganta ndër piktor, jo vetëm në regjion por edhe në skenën botërore – thekson ai.

 

Kapllani thekson se skena artistike në Ulqin është shumë e pasur. Jeta artistike në këtë qytet ka traditë të lashtë dhe siç cek Kapllani, për te mund të flitet me ditë. Në këtë qytet, ka gjithnë e më tepër krijues të rinj të artit, të cilët tashmë më së shumti orientohen  në dizajn grafik dhe grafikë, pra multimedia.

  • Skena artistike e Ulqinit është e mirë dhe kualitative. Mendoi se për të në të ardhmen edhe më tepër do të ndëgjohet edhe në Podgoricë edhe më gjërë. Sa i përket motiveve, ato ndoshta nuk përputhen me motivet të cilët janë më të pëhapura në skenën artistike moderne të Malit të Zi. Mendoi se piktori mund të pikturoi vetëm vendin prej ku vjen. Për këtë arsye, për mua, secila ekspozitë e secilit artist nga Mali i Zi është interesante. Me këtë edhe piktura jonë dallohet. Dikush nga veriu mund të pikturoi detin por nuk mund ta ndie ate sikur unë i cili jam nga bregdeti. E njëjta vlen edh për mua, unë mund të pikturoi malet por kjo nuk ka peshë, spjegon Kapllani.

Ekspozitën e Edin Kapllanit e hapi kryetari i Shoqatës së Artisteve të Bukur të Malit të Zi  Igor Rakçeviq. Ai shprehu kënaqësin për prezentimin e parë të pavarur të këtij artisti në Podgoricë dhe lexoi një fragment nga shqyrtimi kritik i Milun Lutovac mbi pikturimin e Edin Kaplanit. Ekspozita “Mesdheu “është hapur në Pavijonin Artistik nën organizimin e Qendrës për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave të Malit të Zi.

/Përkthyer prej dan, nga Mirlin Kroma/

By admini