Kryetari i Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviqi shprehu kënaqësi të madhe për bashkëpunimin e mirë të kësaj partie me Ambasadën Britanike në Mal të Zi, duke theksuar mirënjohje për çdo gjë që ambasadorija Kemp punon për të promovuar vlerat demokratike në Mal të Zi, kështu mësohet nga shërbimi për informim i LQ URA në Ulqin.

“Ne e njoftuam ambasadoren me aktivitetet tona në zgjedhjeve lokale dhe prezantuam programin që është superior në raport me konkurrencën. Paraqitëm idetë që planifikojmë ti zbatojmë me qëllim të rivendosjes së stabilitetit të financave publike, planifikimit hapsiror të qytetit, si dhe mbrojtjen e burimeve natyrore “, tha Abazoviqi.

Ai ndër të tjera theksoi

“Një nga temat kryesore të takimit ishte mbrojtja e Kripores, por edhe ruajtja dhe valorizimi i potencialeve të tjera natyrore të Ulqinit. Është e qartë se duhet të ndryshojë, sepse në qoftë se ne vazhdojmë në të njëjtën rrugë, mund ta harrojmë Kriporen, Valdanosin, Liqenin e Shasit, plazhin e madh, por edhe të rinjtë të cilët çdo ditë e më shumë ikin nga Ulqini “.

Përveç Abazoviqit dhe Bajraktarit, në takim morën pjesë kandidatët për këshilltarë Zenapa Lika, Nevryz Shaptafi, Arjana Kurmemi dhe Ajet Luka.

By admini