Para disa ditëve nga Biznis Kluba Ana e Malit njoftonte për një takimin e mbajtur nga ane e tyre me kryetarin dhe përfaqësuesit e Forcës së Re Demokratike.
”Kryesia e BKA e vlerëson programin e saj dhe listën e kandidatëve si kombinim më të denjë për të zhvilluar Komunën e Ulqinit dhe klimën e biznesit në të, si dhe të mbrojë të ardhmen e rinisë dhe vlerave tona kombëtare”, thuhej në një komunikatë nga BKA-së pas takimit me përfaqësues të Forcës së Re Demokratike.
Ditë më vonë, nga një fotografi të publikuar nga faqja e PD-së mund të shihet se anëtarë të BKA-së ishin një nj takim me zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike.
”Me BKA, një mbrëmje miqësore e vëllazërore”, thuhet në përshkrimin e fotografisë nga faqja e PD-së.